Të joshësh një futbollist të Realit të Madridit është e vështirë edhe për një skuadër si Milani. Të paktën këtë ka konfirmuar gazeta italiane "La Gazzetta dello Sport", që zbulon një tratativë të merkatos së kuqezinjve në këtë merkato vere.

Duke iu referuar burimeve të saj, Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Zvonimir Boban ka tentuar të josh Luka Modric për tu transferuar në "San Siro", por përgjigjia e mesfushorit ka qënë e prerë "JO".

Fakti që kuqezinjtë po kalojnë një krizë identiteti dhe rezultatesh në vitet e fundit duket se e ka privuar fituesin e "Topit të Artë" për t'i dhënë një përgjigje negative italianëve. Milani nuk është skuadra e parë italiane që shfaq interes për Modric, pasi më parë ka tentuar firmën me 33 vjeçarin edhe Interi, ndërsa Juventus ka bërë thjeshtë disa sondazhe.



/Ora News.tv/