Skuadra italiane "befason" Realin, futet në garë për Gareth Bale

Skuadra italiane "befason" Realin,  futet në garë për

Pavarësisht formës jo të mirë që po kalon, sulmuesi i Realit të Madridit, Gareth Bale është në qendër të zërave të merkatos.

Manchester United, Paris Saint Germain dhe ish-skuadra e tij Tottenham Hotspur kanë shfaqur interes prej kohësh për kartonin e uellsianit, ndërkohë që së fundmi, për shërbimet e 28 vjeçarit janë futur në garë dhe skuadra italiane e Interit.

Megjithatë, zikaltërit kanë akoma probleme me "Fair Play Financiar" edhe pas financimeve nga grupi kinez i "Suning", e cila gjithashtu është goditur nga kufizimet e tregut aziatik.

Bale u bashkua me madrilenët në vitin 2013 për shifrën rekord prej 100 milion euro. Me fanellën e Galaktikëve, Bale ka shënuar 81 gola në 182 paraqitje, duke fituar dhe dy tituj të Champions League dhe një kampionat.

Blerja e sulmuesit është e lidhur ngushtë dhe me ecurinë e Interit në kampionat dhe praninë e zikaltërve në Champions League vitin e ardhshëm.

EMISIONET