Skrapar, furgoni me nxënës del nga rruga, plagosen 10 fëmijë

Dhjetë nxënës mbetën të plagosur në Skrapar, pasi  mikrobuzi që po i transportonte drejt shkollës së Çorovodës doli nga rruga dhe u përmbys dhe përfundoi rreth 20 metra poshtë saj, siç tregojne edhe këto pamje.

Aksidenti u shënua rreth orës 07:35 minuta, në një kohë kur në mjetin me targa AA 445 KE,  udhëtonin rreth 15 nxënës,  të moshës nga 14 deri në 18 vjeç, nga fshatrat Buzuq e Orizaj.

9 prej nxënësve, morën trajtim mjekësor pranë spitaleve të Çorovodës e Beratit, ndërsa një vajze, rreth 18 vjeçe, e identifikuar si Romina Kapllani po trajtohet në Spitalin e Traumës ku u transportua me helikoter

Ministria e Shëndetësisë, thotë se ajo ka një frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës, por është jashtë rrezikut për jetën, siç konfirmoi Drejtori i Qendres së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj

Jashtë rrezikut për jetën janë edhe nxënësit e tjerë që po trajtohen në spitalet e Beratit e Çorovodës. 

Ndërkohë në dëshminë e parë, për policinë drejtuesi i mikrobuzit, Astrit Hysi, ka thënë se ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa ekspertët po verifikojnë gjendjen teknike të mjetit. Policia lokale e Beratit ndërkohë po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit

Si u raportua ngjarja gjate dites

11:20 Deshmia e shoferit

Astrit Hysi, drejtuesi i mikrobusit mësohet të ketë thënë se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke u rrëzuar. Dyshimet e para janë për një defekt teknik të furgonit.

Oar 11;00 Ku ndodhen te plagosurit 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër gjendjen e të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Skrapar pranë fshtatit Vërzhezhë. 9 të rinj nga mosha 14 deri në 18 vjeç janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës. 

Një 16 vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe aktualisht do të kryhet ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e specializuar të këtij spitali. Dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës. Ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit. Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve. 

Ora 10:30 Vajza që mbërriti në Tiranë do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale 

Drejtori i Qendres së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj në një prononcim për median informoi se gjëndja e përgjithshme shëndetësore e vajzës është e mirë. 

"Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë" u shpreh doktori.

Ora 10:05 Një prej nxënësve të plagosur sillet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë

Ora 09:04 Policia njofton aksidentin

Policia sqaron se 4 nxënës 17-vjeçarë janë dërguar në spitalin e Beratit, një tjetër Romina Kapllani është sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerë janë në Spitalin e Skraparit pasi nuk kanë rrezik për jetën.

"Në orën 07:35, mjeti  me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit   E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe,  R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja  R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Janë lënduar lehtë  edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën", informon policia e Beratit.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





EMISIONET