Vinin në Tiranë për ditën e dasmës, çifti aksidentohet në Fier, rëndë 31 vjeçari

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Selishtë në zonën e Mallakastrës. 

Si pasojë, drejtuesi i mjetit një 31 vjeçar ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Mjeti tip Skoda, udhëtonte nga Greqia në drejtim të Tiranë i drejtuar nga shtetasi Çesamir Muçaj, ndërsa pasagjere ishte edhe bashkëshortja e tij. 

Muçaj ka humbur kontrollin duke përfunduar në një arë të mbjellë me misër anës autostradës. 

Gjendja shëndetësore e 31 vjeçarit sipas mjekëve paraqitet e rëndë, si pasojë e disa frakturave të marra në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa e fejuara e tij ka marrë plagë më të lehta. Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Çifti po udhëtonte në drejtim të Tiranës pasi pas disa ditësh do të zhvillonte ceremoninë e dasmës.

Mësohet se i riu është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranës.

Deklarata e policisë: 

Në datë 04.08.2018, rreth orës 16:00, në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh, Fier, ka dalë nga rruga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin Ç.M, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Për pasoje është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç.M i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Fier u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

EMISIONET