Ski në Shishtavec

Ski në Shishtavec

Klubi i Shishtavecit organizoi kampionatin vjetor të skisë. Skiatorë nga gjithë Shqipëria dhe trevat shqiptare morën pjesë në këtë garë. 

Kjo zonë është kthyer në traditë të garave me ski për shkak të relievit dhe kushteve të mira që të ofron.

Ndonëse investimet janë të pakta,pista e skive në Shishtavec tërheq sportistë por edhe shumë banorë të zonës. 

Sportistët që morën pjesë në këtë garë u shprehën se kanë kontribuar nga xhepi i tyre dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Federata përkatëse.

Pjesmarrësit janë optimistë se me rritjen e investimeve në këtë zonë në vitet e ardhshme do të synohet që të organizohet një kampionat ndërkombëtar që do të ishte një arritje e madhe për sektorin e skive në vendin tonë.

"Kur mora vesh që do të bëhej kjo garë me shumë kënaqësi pranuam ftesën. Ne gjithmonë kemi pranuar ftesa që bëhen për gara në Shishtavec dhe gjithmonë vi me shumë kënaqësi. Por këtë rradhë ishte diçka ndryshe se patjetër që edhe rruga është më e mirë se e viteve të kaluar, pista, terreni ishte akoma më i mirë, organizimi gjithnjë e më i mirë. Le të shpresojmë që në vitet në vazhdim do të kemi akoma gjëra më të mira".

"Sot organizuam një kampionat skish duke ftuar skiatorë nga gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Menduam që kemi akoma kohë të organizojmë një garë duke pasur parasysh se kushtet janë shumë optimale. Organizohemi me skiatorët, gjithë çunat tanë. Federata më duket se nuk ekziston fare.Pista është homologuar nga homologatorë europianë kështu që në të ardhmen e afërt besoj që të organizojmë edhe gara ndërkombëtare".

EMISIONET