Shumë evente alpinizmi u përballën me erëra të forta në Olimpiadën Dimërore në Pyeongchang. Megjithatë duket se për një grup robotësh nuk pati pengesa dhe probleme të tilla.  Makinat inteligjente nisën skijimin e pazakontë në një garë interesante mëngjesin e së hënës në shpatet e Dunnae.

Robotët të cilët ishin të të gjitha formave dhe madhësive morën pjesë në një garë skijimi në vendpushimin e skive Welli Hilli, rreth 60 minuta larg me makinë në perëndim të Pyeongchang ku po zhvillohen Lojrat Olimpike.

Tetë skuadra, ku u përfshijnë universitete, institute dhe një kompani private, konkuruan për çmimin prej 10 mijë dollarësh. Çmimi për robotin që do të fitonte vendin e parë si skijatori më i mirë, u vendos nga organizatorët të cilët krijuan për herë të parë lojën e robotëve në ski.

Kamera e robotëve  konkurrentë ishin të pajisur me sensorë të cilët mundësonin shmangien e ngjyrës së kuqe dhe të kaltër, që janë pikërisht ngjyrat e flamurit që paralajmërojnë  pjerrësinë. Ekipi i TAEKËAN-V rrëmbeu çmimin e parë, pasi roboti i tyre mori pikët maksimale jo vetëm për shpejtësinë që përfundoi garën, por edhe për numrin më të madh të shtizave të flamurit që roboti kaloi. Të gjithë pjesëmarrësit robotikë duhet të ishin mbi 50 cm të lartë, të qëndronin në dy këmbë, të kishin nyje të ngjashme me bërryle dhe gjunjë si dhe të aftë për të përdorur të gjitha pajisjet e skijimit.

Organizatorët u shprehën optimist se në të ardhmen edhe robotët do të mund të kenë Olimpiadën e tyre Dimërore.

/Ora News.tv/