S'keni parë stuhi breshëri të tillë

Një stuhi breshëri përfshiu pjesën juglindore të Gjermanisë, rajonin e Bavarisë të hënën në mbrëmje duke shkaktuar edhe dëme.

Shumë qytetarë dëshmitarë të asaj stuhie postuan në rrjete sociale video por dhe foto të breshërit, madhësia e të cilit ishte deri në një top golfi.

"Nuk ra fare shi" tha një dëshmitare për Euronews.

 "Nisi menjëherë breshëri. Në fillim të gjithë që ishin në bordin e anijes u entuziazmuan por më pas u shqetësuan" vijon ajo.

Breshëri dëmtoi dhe xhamat e makinave. 


EMISIONET