Skënderbeu vazhdon marshimin drejt titullit. "Paqe" në Laç

Skënderbeu vazhdon marshimin drejt titullit. "Paqe" në

Skënderbeu vazhdon marshimin drejt fitimit të titullit kampion. Këtë herë korçarët mposhtën me përmbysje në transfertë Kamzën.

Vendasit e nisën mirë në fillim duke shënuar që në fillim në minutën e 10-të me anë të Realdo Filit. Me rezultatin 1-0 u mbyll dhe pjesa e parë.

Por miqtë arritën ta përmbysnin rezultatin në të dytën me anë të Emiljano Vilës. Me këtë fitore, korçarët shkëputen përkohësisht 14 pikë nga vendi i dytë, në të cilin ndodhet Flamurtari me një ndeshje më pak.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Laçi dhe Luftëtari janë ndalur në barazim 2-2 në një ndeshje shumë të luftuar, ku vendasit e parë veten në disavantazh të dy golave dhe me një lojtar më pak, por arritën që të barazonin rezultatin.

Pas shënimit të golit të dytë nga Laçi edhe Luftëtari mbeti me 10 lojtar.

EMISIONET