Skënderbeu "tre shuplaka" vlonjatëve, Flamurtari zyrtarisht në krizë

Skënderbeu "tre shuplaka" vlonjatëve, Flamurtari zyrtarisht

Skënderbeu është rikthyer tek fitorja, me korçarët që kanë mposhtur pastër 3-0 Flamurtarin.

Një fitore që ka aromë "hakmarrje" nga ana e të besuarve të Ilir Dajës, që vetëm tre ditë më parë, u mundën 1-0 nga vlonjatët, takim ai i vlefshëm për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Në stadiumin "Flamurtari", bardhekuqve iu kanë mjaftuar vetëm 30 sekonda për të kaluar në avantazh. 

Ishte i përhershmi Ali Sowe që pasi mori një pasim nga James e kishte të lehtë të shënonte me portën e boshatisur. Dyfishimi erdhi pas 11 minutash, me anë të Bruno Ditës. Muzaka sulmon nga krahu i djathtë, shërben për Ditën, me mesfushorin që godet bukur për shifrat 2-0.

Me nisjen e fraksionit të dytë ishin përsëri korçarët që gjetën rrugën e rrjetës, me autor Gavazaj.

Mesfushori kosovarë, përfitoi nga arma e tij më e fortë, shpejtësia dhe pasi kaloi me sprint mbrojtjen vlonjate, u gjend përballë portierit Nurkoviç, duke e pasur të lehtë për ta mposhtur.

Përfundimisht 3-0 dhe Flamurtari është në krizë. Vlonjatët kanë 8 javë pa fitore në kampionat, ku kanë grumbulluar vetëm dy pikë. Pas 28-të javësh kuqezijtë mbajnë vendin e 6-të me 37 pikë.

Ndërkohë, Skënderbeu dërgon në +12 distancën me vendin e dytë, Kukësin.

Golat e takimit:


EMISIONET