Skënderbeu përmbys me "poker" Vllazninë, vetëm paqe në Kukës

Skënderbeu përmbys me "poker" Vllazninë, vetëm

Kanë përfunduar katër nga 5 takimet e programuara për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Skënderbeu është rikthyer tek fitorja dhe këtë e ka bërë në një fushë të vështirë si ajo e "Loro Boriçit". Përballë Vllaznisë, korçarët e nisin keq takimin dhe pas 6 minutash e panë veten në disavantazh. Reagimi erdhi vetëm në minutën e 32, ku Kristi Vangjeli ekzekutoi bukur me kokë një krosim të Tefik Osmani-t, duke vendosur barazpeshën.

Në pjesën e dytë erdhi dhe përmbysja e madhe. Fillimisht Sabjen Lilaj kaloi në avantazh miqtë, ndërsa Gjergji Muzaka në të 75 minutë dhe James dy minuta nga fundi, hipotekuan fitoren e Skënderbeut.

Në takimet tjera Kukësi barazoi përmes një penallti të konstetuar me Flamurtarin 1 me 1, ndërsa në takimet Laçi-Teuta dhe Lushnja-Luftëtari nuk kishte gola. Pas këtyre rezultateve Skënderbeu vazhdon marshimin në krye me 40 pikë + 8 nga ndjekësit e Flamurtarit.

Java e 18-të plotësohet me takimin Partizani-Kamza, ndeshje e cila nis në orën 16:00.

EMISIONET