Skënderbeu përgatit Luftëtarin, Shehi thërret 3 futbollistë të U-19

Skënderbeu përgatit Luftëtarin, Shehi thërret 3

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet për takimin e nesërm ndaj Luftëtarit.

Një takim mjaft delikat për korçarët që synojnë kualifikimin në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm, ndërkohë që gjirokastritët luajnë pa presion, pasi e kanë siguruar qëndrimin në elitë.

Tekniku Orges Shehi u fokusua te një stërvitje taktike e bardhekuqve, teksa ndjeu mungesën e Gjergji Muzaka, Otto John, Krasniqi, Kurti dhe Taipi, që do të mungojnë edhe ndaj bluzinjve. Gjithsesi, në dispozicion të trajnerit Shehi do të jenë 3 lojtarë të ekipit U-19: Flavio Demollari, Aldo Qoshku dhe Kosta Vangjeli.

Takimi mes Skënderbeut dhe Luftëtarit do të luhet në orën 16:30.



EMISIONET