Skënderbeu likujdon lojtarët, në Korçë nisin përgatitjet anti-Kamza

Skënderbeu likujdon lojtarët, në Korçë nisin

Në Korçë rikthehet qetësia.

Drejtuesit e klubit kanë derdhur në bankë dy rrogat e prapambetura për lojtarët, të cilët të hënën kërcënuar me bojkot. Në seancën stërvitore të së mërkurës drejtuesit kanë pasur një bisedë të shkurtër me lojtarët, ku iu kanë bërë me dije se nuk ka vend për shqetësim pasi paga iu ka kaluar dhe duhet të fokusohen vetëm te fusha. Kjo është hera e parë në dekatën e fundit që në Korçë diskutohet një çështje e tillë.

Drejtuesit kanë qënë gjithmonë të rregullt dhe është konsideruar shpesh si klubi model në këtë aspekt. Ndërsa kryefjalë në ambientin bardhekuq ishin premiot për shkak të sukseseve të shumta, kryesisht në Evropë. Gjithsesi kjo gjendje ka ndryshuar, ndikuar edhe nga çështja që klubi ka në CAS me UEFA-n.

Pasi kanë marrë siguri nga drejtuesit, lojtarët kanë punuar normalisht nën drejtimin e teknikut Orges Shehi për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Kamzës. Grupi është i plotë me përjashtim të sulmuesit Blerim Krasniqi, i cili si pasojë e problemeve fizike vijon punën i diferencuar.

Për shkak të pauzës së kampionatit, Skënderbeu luajti një miqësore me Maliqin të cilën e fitoi me shifrat 5-0.

EMISIONET