Skënderbeu jep lajmin e madh, ja kur do jepet vendimi në CAS

Nuk ka asgjë konkrete. Është ky konfirmimi që vjen nga faqja zyrtare e skuadrës së Skënderbeut, e cila ka qënë prezent në gjyqin e zhvilluar në Lozano, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS. Në njoftimin e klubit, thuhet se vendimi final do të merret në muajt e ardhshëm, por ende nuk ka një datë të caktuar.

"Të dashur sportdashës dhe tifozë,

Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit.

Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë.

Shpresojmë për më të mirën!

Me respekt,
KF Skënderbeu"


EMISIONET