Skena e Pavarur Kulturore mbetet ende një nga problemet ekzistuese që prej vitesh nuk po gjen zgjidhje. Pas reagimit të regjisorit Altin Basha, edhe artistë të tjerë i janë bashkangjitur këtij shqetësimi. Në emisionin “Pro Art” në Channel One, artistë si Andi Tepelena, Sadi Petrela dhe Gjergj Prevazi rendisin disa shqetësime kryesore për Skenën e Pavarur Kulturore:
  1. Problemi i zvarritur prej vitesh i statusit te artistit, apo krijuesit. Të jetë një kategori e percaktuar qartë me ligj, si çdo kategori tjetër profesionale. Kjo shërben për të rregulluar situatën kaotike dhe te pasigurt për to, duke caktuar paga reference, sipas përvojes, kontributet shoqërore, të përcaktuara me ligj.
  2. Krijimi i mundësive për të patur akses pranë institucioneve të kulturës me kosto 0, si Skena e Operas, apo Teatri Kombëtar, etj me qëllim që të ofrojë për publikun programe alternative, krahas programit zyrtar të institucioneve.
  3. Skena e Pavarur do t’i jepte jetë dhe periferisë. Tani financimet e rëndësishme kulturore hidhen për ngjarjet kulturore që janë përqendruar tek Bulevardi pasi shërbejnë per marketing politik.
  4. Duke qenë se fondet publike për Skenën e Pavarur janë fare modeste për të nxitur krijimtarinë, kërkohet rregullimi i ligjit shumë të diskutuar të sponsorizimit. Kompanitë preferojnë më tepër të financojnë në video-media sesa në projekte live.
  5. Problematike e spostimit të teatrit. Shqetësimi është nëse teatri do të kthehet në identitet apo do të jetë një justifikim për ta larguar prej aty dhe në vend të një teatri të gjejmë një qendër tregtare siç ka ndodhur më përpara, me justifikimin që do të kthehet kinema apo qendër kulturore. Nevojiten politika që nxisin krijimin e kompanive private.
Aktualisht artistë dhe organizata të Skenës së Pavarur, janë të detyruar të paguajnë qera sallash ndërkohë që janë me dhjetra godina të braktisura nga shteti që mund të shfrytëzohen për prodhimin e artit dhe të kulturës. pro art 1proooo art

/Ora News.tv/