Tiranë, italianit i sekuestrohen 1.5 milionë euro

Tiranë, italianit i sekuestrohen 1.5 milionë euro

Llogari bankare me vlerën e 1.5 milionë eurove të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, janë sekuestruar nga Policia me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Llogaritë bankare ishin në pronësi të një shtetasi italian, i cili ushtronte veprimtarinë në fushën e tregtisë ndërkombëtare. 

Policia sqaron se "shtetasi me iniciale S.L, me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve, ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali".

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

EMISIONET