Skema e TVSH, Vjero: Vetëm 60% e bizneseve kanë dorëzuar deklaratat

Skema e TVSH, Vjero: Vetëm 60% e bizneseve kanë dorëzuar

Edhe pse kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati për dorëzimin e deklaratave të TVSH prej bizneve të përfshira së fundi në skemën e re, vetëm 60 % e tyre e kanë plotësuar detyrimin. Drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero deklaron se nëse nuk do të dorëzohen në afat atëherë do të ketë edhe penalitete. Shqetësues shfaqen dhe shifrat e bizneseve që kalojnë në status pasiv të cilat janë 161 subjekte më shumë se viti i shkuar.

Sistemi i ri i taksës së vlerës së shtuar duket se nuk është mirëpritur prej bizneseve të vogla. Frika për tu përfshirë në të reflektohet te niveli  i ulët i dorëzimit të deklaratave tre mujore. Në një kohë që kanë mbetur dhe 4 ditë nga afati për dorëzimin e deklratave të thjeshtura vetëm 60 % e subjekteve e kanë plotësuar këtë kërkesë.

Drejtorja e Tatimeve Vasilika Vjero deklaron se nëse bizneset nuk do të respektojnë ligjin ndaj tyre do të vendosen edhe penalitete.

Vjero: Këto 11700 deklarata në të cilët janë gjeneruar vetë nga sistemi rreth 60% janë të plotësuar nga të gjithë tatim paguesit që i përkasin fashës 2-5 mln, të cilët kanë hyrë për herë të parë në skemën e TVSH. Nga një vrojtim që administrata tatimore ka bërë për këtë 60% të deklaratave që tashmë janë të dorëzuara nga tatimpaguesit, janë konstatuar një numër tejet i vogël që nuk është më shumë se 50 deklarata në mënyrë të gabuar.

Në deklaratën për mediat Vjero u shpreh se gjatë qershorit të këtij viti ka pasur më shumë biznese që kanë kaluar në status pasiv.

Vjero:  Më rezulton që janë 988 biznese që kanë kaluar pasiv, biznes i vogël në 2018, ndërkohë që në 2017 kanë qenë 827, pra kemi një diferencë të vogël që nuk përbën shqetësim.

Që prej 1 prillit kanë hyrë automatikisht në skemën e TVSH-së mbi 11 mijë subjekte, skemë kjo që është kundërshtuar prej grupeve të interesit me arsyetimin se rriten kostot dhe i çon drejt falimentit.

EMISIONET