Skema e re me 3 lëndë, nxënësit: Presim të lehtësohemi nga mbingarkesa e çantës dhe mësimit

Skema e re me 3 lëndë, nxënësit: Presim të

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare në kryeqytet, ku nga muaji shkurt do të nis të aplikohet metoda e re e mësimit, 3 lëndë në 6 orë, nuk janë të qartë se si do kryhet procesi mësimor sipas kësaj skeme. Megjithatë ata shpresojnë që dita e mësimit me 3 lëndë të jetë më pak e lodhshme dhe pse orët mbeten po njësoj.

Nxënës: "Do bëhen 90 minutëshe orët, një lëndë do bëhet 90 minutëshe. Më mirë, mendojmë se do kemi më pak ngarkesë"

"Po presim që të na informojmë. Kemi pyetur zyshën kujdestare, na ka informuar, por nuk është e sigurt nëse do bëhet apo jo në shkollën tonë"  

Nxënësit ankohen për mbingarkesën në mësime dhe mbi të gjitha për çantat e rënda me libra dhe për këtë arsye ata shprehen të gëzuar për lehtësimin e peshës që mbajnë çdo ditë mbi supe.

Nxënës: "Të hënën dhe të martën bëj nga ora 8 e mëngjesit deri në 12 të drekës, ndërsa ditët e tjera bëj nga ora 8 deri në 11:20. Lodhem, mësuesja na jep shumë detyra në Matematikë"

"Me orën e re do bëjmë 90 minuta, ndërsa tani bëjmë 45 minuta një orë mësimi. Të hënë, të mërkurë bëjmë 6 orë, ndërsa të martë, të enjte, të premte bëjmë 5 orë".

"Do bëjmë detyrat në klasë, do mësojmë në klasë dhe nuk do kemi ngarkesë, çantat do t'i kemi më të lehta"

Sipas skemës së re mësimore të paraqitur nga Ministria e Arsimit, nxënësit do të marin vetëm tre libra në çantë. Çdo lëndë do të zhvillohet në dy orë mësimore që do të zgjasin 90 minuta.


EMISIONET