Skema e investimeve strategjike shtyhet deri në 31 dhjetor

Skema e investimeve strategjike shtyhet deri në 31 dhjetor

Skema e investimeve strategjike, përmes së cilës mund të përfitojnë lehtësira fiskale subjektet e huaja do të shtyhet me një vit, duke u mbyllur në 31 dhjetor të 2019.

Zv.ministrja e Ekonomisë Albana Shkurta deklaroi se aktualisht po punohet për një ligj të unifikuar i cili synon që të mbrojë si investimet vendase, por edhe ato të huaja.

Albana Shkurta: Duke pasur parasysh që ligji i ri i unifikuar për investimet është në proces dhe drafti i parë pritet të dalë brenda 3-mujorit të parë të  2019,thelbi i ndryshimit është zgjatja e afatit deri në 31 dhjetor 2019.

Sipas zv.ministres aktualisht janë zhvilluar disa takime me grupe te ndryshme interesi të cilëve i janë marë opinionet dhe drafti pritet të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm.

Albana Shkurta: Pjesa e plotë e atyre elementëve që do ta bëjnë kuadrin e ri ligjor me atraktiv është në proces. Ne kemi zhvilluar disa takime me grupe interesi, kemi marrë propozime konkrete.

E pyetur nga Ora Neës, Shkurta ka theksuar se ka interesim të lartë për këtë proces por pa dhënë shifra konkrete. Hartimi i një ligji të unifikuar të investimeve ka në thelb zgjidhjen e një sërë problematikash që kanë lindur së fundmi si dhe të ofrojë mbrojtje njësoj si për investimet vendase, por edhe ato të huaja, e me një trajtim si pjesë më vete në të për investimet strategjike, duke u përshkuar i gjithë ligji nga parimet e transparencës dhe barazisë.

EMISIONET