Skeleti i 25 vjeçares ka një sekret prej 1600 vjetësh!

Trupi i një "magjistareje" të re, e varrosur rreth 1.600 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët.

Gruaja u gjet me fytyrë poshtë me dorën e majtë të fiksuar prapa saj - një formë qëndrimi e cila me sa duket u përdor në varrimet për magjistaret, për të siguruar që ato të mos kthehen nga të vdekurit dhe të ndjekin fshatarët.

Mendohet se ajo ishte dashnore e një njeriu të pasur, i cili e kishte fajësuar për "fuqitë magjike" të saj si arsye për tradhtinë e tij. Kjo akuzë do të ishte shkaku i torturës nga ana e fshatarëve.

Kockat e gruas, e cila ishte 25 vjeç, u zbuluan në fshatin Lehedzyne në Ukrainën qendrore.

Shumica e grave të akuzuara për magji priren të jenë më të vjetra, por herë pas here nën akuzë viheshin edhe gra më të reja, zakonisht nëse ato përfunduan në marrëdhënie me njeriun e gabuar ose ishin abuzuar seksualisht nga një njeri me influencë.


EMISIONET