Vdekja e një punëtori në stadiumin e AEK ka tronditur futbollin grek.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në "Agia Sofia" ku një punëtor i kompanisë së kontraktuar nga drejtues të gjigandit grek për të rikuperuar pjesë të dëmtuara të stadiumit, ra nga skela duke humbur jetën. Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i përket moshës 60 vjeçare.

Kronologjia e ngjarjes: 60 vjeçari po punonte në pjesën verilindore të stadiumit, ku një skelë u shkëput nga ndërtesa dhe e goditi në kokë, duke e hedhur në tokë. Pavarësisht tentativave, 60 vjeçari humbi jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i Bicheffo 1924 thotë:

"Bichefalo 1924 SA dhe familja AEK sapo është informuar për fatkeqësinë fatale të punës që ndodhi sot në vendin e ndërtimit.

Punonjësi ishte një punonjës i kontraktuesit të projektit. Për momentin, janë hetuar shkaqet e aksidentit.

Ne shprehim dhimbjen tonë të thellë dhe ngushëllimet e sinqerta familjes së punëtorit të vdekur ".

/Ora News.tv/