Një foto e fytyrës hi-tech mund të na tregojë se sa mund të jetojë një person. Në sajë të analizave të rrudhave, tonit të fyturës të krijuara nga kompjuteri, kjo teknologji bën njohjen  e fytyrës dhe identifikimin  e saj. Kjo medotë që u përdor për zbulimin dhe identitetit të kriminelave, tani po punohet nga hulumtuesit e Universitetit të Illioisit, për të krijuar një sofware për të analizuar mundësinë e jetës bazuar në fytyrën e personit në moshën që paraqitet. Teknologjia e cila ka një system të komplikuar, kryen një hetim të fotografisë duke e ndarë në gjashtë fusha, duke u përqendruar në faktorët si mosha, raca, edukimi, nëse personi është duhanpirës apo jo. Pasi i shqyrton këto pika, kompjuteri përpunon hipotezën e asaj që sa do jetojë ky person. Hulumtimi është ende në fazat e hershme, por ideja e përdorimit të teknologjisë në njohjen e fytyrës ka ngjallur një interes nga ana e disa kompanive të sigurimit me mundësinë e përdorimit të saj në fushën e politikave të sigurimit./mv/oranewsonline/

/Ora News.tv/