S'kanë drita, banorët e fshatrave të Malësisë së Kurbinit bllokojnë zyrat OSHEE

Banoret e fshatrave të Malësisë së Kurbinit bllokuan zyrat e OSHEE në Laç gjatë mëngjesit të së hënës. Për rreth dy ore ata nuk lejuan që të hynë punonjësit në këtë institucion në shenjë proteste për mungesën e energjisë elektrike.

Prej disa javësh banorët e disa fshatrave në Malësinë e Kurbinit nuk kanë energji elektrike në banesat e tyre.

Shkak është bërë djegia e transformatorit që OSHEE nuk e ka rregulluar ende. Për këtë situatë të krijuar ata kërkuan llogari në zyrat e këtij institucioni në Laç, ku në shenjë proteste nuk lejuan për afro dy hyrjen e punonjësve.

Ata thonë se OSHEE nuk ka marrë asnjë masë për zëvendësimin e transformatorit të djegur.

Banoret u larguan me premtimin e OSHEE-së se do të ndërhyhet, ndërsa kanë paralajmëruar se do t'i rikthehen protestave pas dy ditësh, nëse nuk do të ketë rikthim të energjisë elektrike.

EMISIONET