Një gjykatë në Guatemala ka dënuar ish-zëvendëspresidenten, Roxana Baldetti me 15 vjet e 6 muaj burg për rolin e saj në atë që u bë i njohur si skandali "Uji Magjik".

Prokurorët thanë se ajo përvetësoi miliona nga një fond shtetëror i krijuar për të dezinfektuar një liqen.

Formula kimike e përdorur për pastrimin e liqenit ishte një tretësirë e paefektshme e ujit, kripës dhe klorit.

Marrëveshja u negociua nga vëllai i saj, Mario, i cili nuk mbante asnjë post zyrtar. Ai u dënua me 13 vjet burg.

Në vendimin e tij, gjyqtari Pablo Xitumul tha se Baldetti ishte organizatore e një skeme të hartuar për të mashtruar shtetin e Guatemalës.

Ajo ra dakord të paguajnë pothuajse 18 milion dollarë për një kompani izraelite për pastrimin e liqenit të Amatitlan.

Megjithatë, kimikatet që u përdorën për dekontaminimin e liqenit dolën se ishin kryesisht ujë dhe kripë, duke krijuar të ashtuquajturin skandali i "Ujit Magjik".

Disa zyrtarë të Guatemalës dhe biznesmeni izraelit, Uri Roitman, gjithashtu u dënuan me burg.

Baldetti u largua nga posti e turpëruar në 2015, pas protestave më të mëdha kundër korrupsionit që vendi i kishte parë ndonjëherë.

Ndërsa tani është në pritje të një tjetër gjyqi për një skandal të mashtrimit doganor, i quajtur "La Línea" (The Line), që përfshin pagesën e ryshfeteve nga kompanitë private në shërbimin doganor të Guatemalës.

Prokurorët kanë implikuar Baldettin dhe presidentin e asaj kohe, Otto Perez Molina, në skemën e korrupsionit.

Perez Molina u arrestua në fund të mandatit të tij në vitin 2015 dhe mbetet në paraburgim, në pritje të gjykimit.

Të dy i mohojnë akuzat.

/Ora News.tv/