Avokati personal prej një kohe të gjatë i Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka pranuar për mediat amerikane se ka paguar privatisht yllin e filmave për të rritur për të blerë heshtjen e saj. Avokati i Trump deklaroi se ka paguar rreth 130 mijë dollarë në 2016 për aktoren Stormy Daniels, në mënyrë që të blente heshtjen e saj për mardhënien me presidentin Trump. Daniel shkaktoi bujë mediatike pasi në 2011 deklaroi se kishte marrëdhënie me Z. Trump.

Avokati i presidentit amerikan Donald Trump ka pranuar së fundmi se ka paguar privatisht, për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave porno.

Avokati tha, se një muaj para zgjedhjeve presidenciale pagoi me rreth 130 mijë dollarë aktoren Stormy Daniels, që të mbante sekret mardhënien, për të cilën ajo pretendonte se ka pasur me presidentin amerikan Trump në 2006.

Avokati është ankuar për mediat amerikane, se ende nuk i janë kthyer mbrapsht ato para nga presidenti amerikan.

Avokati Michael Cohen ka pranuar për New York Times, se ka hedhur para në llogarinë e aktores Stephanie Clifford, që njihet më shumë me emrin e artit Stormy Daniels.

As organizata Trump e as fushata e tij presidenciale nuk dhanë para për transanksionin e Clifford.

Ata ende nuk më kanë kthyer paratë për pagesën që unë kam bërë nga xhepi im, theksoi Cohen duke këmbëngulur se pagesa ishte e ligjshme dhe se nuk ishte pjesë e një kontributi apo shpenzimi të fushatës.

Mediat amerikane raportuan se pagesa e bërë 1 muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të 2016, në të cilat Trump u zgjodh president, ka pasur për qëllim të blejë heshtjen e një marrëdhnie jashtë martesore të bisnesmenit të atëhershëm, që sot është president i Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë Trump, përmes avokatëve të tij dhe 38-vjeçarja Clifford kanë mohuar se mes tyre ka pasur shkëmbim parash.

Sipas një interviste të aktores së filmave porno, ajo është takuar me Trump në një turne golfi në 2006 dhe ka pranuar se ka pasur raporte seksuale, pak pasi Melania Trump kishte lindur djalin e tij Barron.

Aktorja ka bërë me dije se kanë qëndruar në kontakt dhe janë takuar përreth një vit.

/Ora News.tv/