Skandali me tokat në Spille, toka u regjistrua si e përfituar në 2001-2003

Skandali me tokat në Spille, toka u regjistrua si e përfituar në

Falsifikimi i dokumenteve të pronësisë për 36 hektarë tokë në Spille të Kavajës është realizuar përgjatë vitit 2015-2016. Për këtë qëllim grupi prej 11 personash, përgatiste letrat, duke vendosur vite të mëparshme të përfitimit të pronave, dhe madje duke i regjistruar me këto afate dhe në Zyren e regjistrimit të pasurive te paluajtshme. 

Madje rezulton se në mjaft raste sipërfaqja është regjistruar në vitin 2001 duke implikuar kështu një rrjet të gjerë personash. Mësohet se nga deklarimet e shtetasve qe u janë shënuar emrat në për marrjen e tokës në përdorim rezulton se nuk kane patur dijeni për këtë veprim e aq me tepër që nga viti 2000 ku rezulton viti i falsifikuar i përfitimit. 

Po ashtu mësohet se shtetasi i ndaluar Ilir Kaja në pjesën më të madhe të rasteve u ka kërkuar kartat e identitetit personave të ndryshëm pas vitit 2011. Më pas janë paraqitur tek noteret për të bërë transaksione me persona që nuk i kishin takuar apo njohur me pare. 

Në këtë mënyrë prokuroria veçon raste të përfitimit të pronës nga persona të cilët ose nuk kanë bërë kërkesë për marrje toke.  Një tjetër skemë është dhe përfitimi I pronës, pa pasur dijeni se komisioni i ka pajisur me tokë dhe nëpërmjet mashtrimit ju është kaluar disa personave të tjerë. 

Nga deklarimet evidentohet fakti që toka, e përfituar  në këto pasuri, është  dhënë jashtë kritereve ligjore të përcaktuara në Ligjin 7501.

Madje nënvizohet se të 138 personat që u është dhënë fillimisht prona nga grupi kriminal kanë përfituar më parë nga ligji sipas ndarjes për frymë. 

Madje ka dhe raste kur toka në mënyrë të paligjshme është dhënë jashtë kufirit administrative një nga rastet më flagrante është shtetasit Sh Hoxha, të cilit rreth muajit gusht ose shtator 2016, shtetasi Ilir Kaja i ka thënë që të paraqitej tek noteri për të firmosur dokumentet e shitjes së tokës dhe pagesën do ja kalonte në një llogari bankare që e ka hapur vetëm për këtë pagesë, dhe më pas në këtë llogari të hapur prej tij ka kaluar shifra prej 4 400 000 mijë lekë në një bankë të nivelit të dytë. 

Pagesën në bankë për regjistrimin e pasurisë nuk e ka bërë vetë Shkëlzeni dhe nuk ka dijeni se kush e ka bërë. Një tjetër rast është kur Ilit Kaja i ka dhënë një tjetër personi 3000 m2 tokë dhe më pas e ka shitur duke i dhënë përfituesit vetëm gjysmën e shumës.  

Skandali me tokat në Spille, toka u regjistrua si e përfituar në 2001-2003 

EMISIONET