Skandali i mashtrimit, përveç Loredanës përfshihen tre vëllezër, një e afërme dhe reperi Getinjo

Familja e Loredana Zefit, reperes zvicerane me origjinë shqiptare është shumë e madhe. Ata janë shtatë vëllezër dhe dy motra.

Pjesë e skandalit të mashtrimit të Loredanës nuk janë vetëm vëllezërit, por dhe reperët e njohur shqiptarë, Mozzik e Getinjo.

Gazeta zvicerane 20minuten ka sjellë disa informacione të reja në lidhje me këtë çështje. I pari që mori para nga cifti zviceran ishte Berati, vëllai i madh i Loredanës, i cili u prezantua si Antonio Cas dhe mori 200 mijë franga.

Ndër të tjera, nëna e Loredanës mori rreth 3500 franga zvicerane. Gjithashtu vëllai i Mozzik, Getinjo i cili është një artist i famshëm në Kosovë mori rreth 12 mijë franga nga gruaja Petra Z me datën 13 dhjetor 2017. Më pas, në gusht të vitit 2018, një e afërme e reperes përdori kartën e kreditit të Hans Z, burrit të Petras për të blerë produkte kozmetike nga internet me vlerë 60 dollarë.

Një tjetër vëlla i Loredanës, i cili quhet Agon mori para nga Petra Z duke i premtuar se do ia kthente sërish. Më pas, më 23 nëntor 2017, vëllai Faton mori 6900 franga nga Petra, gjë që “20 minuten” e pasqyron me anë të fotografive nga deklaratat bankare.

Pse Petra transferoi kaq shumë para për familjen e Loredanës?

Viktima shpjegon se e kërcënoi se nëse nuk do të paguante për çdo gjë që shihte, nuk do ti shihte më kurrë paratë e saj.

Të martën e kaluar, sapo u arrestua Loredana, vëllai Faton e telefonoi Petran, gjë të cilën tashmë e mohon. Sipas hulumtimeve të 20 minuten, Faton u dëbua nga Zvicra pasi ishte dënuar 73 herë për vjedhje e mashtrime. Madje, ai konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke” pasi nisi të shiste marijuanë që në moshën 15 ose 16 vjeçare.

Javën e kaluar, Loredana mbajti një deklaratë për shtyp në Kosovë ku tha se nuk i ka marrë askujt para me dhunë apo kërcënim.



EMISIONET