Reperja Loredana Zefi mbajti sot deklaratë për shtyp në Kosovë për skandalin e mashtrimit. Pranë saj ishte bashkëshorti Mozzik dhe avokatët Tom Gashi dhe Artan Sadiku.

Avokati kosovar Tom Gashi tha për mediat se paratë që janë marrë nga çifti zviceran nuk janë vlerë e madhe për jetesën në Zvicër.

"700 mijë franga duken shumë para, por në Zvicër, ku standardi i jetesës është aq i lartë, kjo është një shumë e vogël. Nëse Loredana përfaqëson shqiptarët në Zvicër, kjo është një gjë shumë e mirë", tha avokati në deklaratë.

Ndërkohë çifti zviceran po negocion me avokatët për paratë. Fillimisht janë ofruar vetëm 350 mijë franga por çifti i ka refuzuar duke thënë se nuk janë as gjysma e atyre që i janë marrë.  

/Ora News.tv/