Bashkia e Sarandës bëhet pengesë për zbatimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës, duke u bërë palë në një konflikt pronësie në këtë qytet. Pushteti vendor ka përdorur Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit për të penguar një familje në rethimin e pronave të saj. Ndonëse pronarët kanë fituar gjyqin dhe disponojnë dokumente, bashkia ka penguar zbatimin e urdhrit të gjykatës duke shkaktuar edhe përplasje fizike mes palëve.

Bashkia e Sarandës me një qëndrim të cilësuar skandal, për institucionet e shtetit po pengon zbatimin e një vendimi gjykate për një çështje pronësie.

Përmes Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Vendor të  Mbrojtjes së Territorit institucioni vendor kundërshton dhe pengon në mënyrë të dhunshme ekzekutimin e këtij vendimi, që lejon familjen Spiro Iljadhit të rrethojë një pronë në Ksamil, brenda të cilës kanë ndërtuar persona që për ligjin janë të paligjshëm.

Përfaqësuesja Ligjore e familjes Iljadhi, thotë se ata disponojnë të gjithë dokumentacionin ligjor, ndërkohë që strukturat e bashkisë Sarandë me mbështetjen edhe të Policisë së Shtetit vepruan në shkelje të ligjit.

Vasilika Hysi: Aktualisht ka një vendim gjykate të formës së prerë që është për ekzekutim. Është e hera e dytë që vimë në terren për ta ekzekutuar dhe jemi duke u penguar nga punonjësit e IMT-së Bashkia Sarandë të mbështetur nga Policia e Shtetit.

Situata u shoqërua me tensione dhe përplasje verbale, ndërsa në një moment pati dyshime për armëmbajtje nga ana e banorëve që kanë ndërtuar brenda pronës.

Por  Policia e Rendit dhe Forcat Delta nuk ushtruan asnjë kontroll.

Engjell Braho: Nëse janë pa leje ato do të shemben shumë shpejt.

Ndërkohë ata që kanë ndërtuar brenda pronës së familjes Iljadhi, thonë se janë në proces legalizimi, por nuk tregojnë asnjë dokumentacion.


/Ora News.tv/