Skandali financiar botëror, ish kryeministri në gjyq se përvetësoi 681 milionë dollarë

Skandali financiar botëror, ish kryeministri në gjyq se

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak ka dalë para gjyqit për tu përballur me akuzat për rolin e tij në një skandal financiar që tronditi mbarë botën.

Ai përballet me 7 akuza për disa çështje penale.

Razak akuzohet se ka përvetësuar 681 milionë dollarë nga fondi i pasurisë sovrane 1MDB.

Por ish kryeministri mohoi çdo akuzë.

1MDB kishte për qëllim të rriste ekonominë e Malajzisë përmes investimeve strategjike, por pretendohet se ka financuan jetesën luksoze, një film Hollywood-i dhe një blerjen e një super-jahti.

Të mërkurën u mbaj gjyqi i parë i madh për skandalin dhe ish-kryeministri u paraqit para gjyqtarëve për tu përballur me akuzat.

Qeveria malazeze paraqiti gjithashtu akuza penale kundër firmës së Wall Street, Goldman Sachs duke akuzuar bankën e investimeve për mashtrimin e investitorëve marrë fonde për 1MDB.

Banka mohoi po ashtu të gjitha akuzat dhe tha se do mbrohet me forcë.

Akuzat - Gjyqi i sotëm do përqendrohet tek akuza se 10.3 milionë dollarë u transferuan nga SRC International, një njësi e 1MDB, në llogaritë personale të  Najib.

Rasti përfshin tre akuza për pastrim parash, tre për shkelje kriminale të besimit dhe një për shpërdorim pushteti.

Këto para janë veç 681 milionë dollarëve që mendohet se përfunduan në llogarinë personale të ish kryeministrit.

Krijimi i fondit 1MDB - Najib krijoi fondin 1 Malaysia Development Berhad (1MDB) në 2009, ndërsa ishte kryeministër, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Në vitin 2015, u ngritën pikëpyetje rreth veprimtarive të saj pasi u vunë re se mungonin pagesat që u detyroheshin bankave dhe zotëruesve të obligacioneve.

SHBA filloi një hetim duke thënë se 4.5 miliardë dollarë vjedhur nga 1MDB.

Prokurorët amerikanë thanë fillimisht se një person i identifikuar si "Zyrtari malajzian 1" kishte marrë 681 milion dollarë nga 1MDB. Ky person u konfirmua më vonë si  Najib.

Prokurorët thanë se paratë u përdorën për të financuar një jetese luksoze për ish-kryeministrin dhe gruan e tij, Rosmah Mansor, e cila po përballet gjithashtu me akuzat për korrupsion.

Najib u pastrua nga të gjitha akuzat gjatë kohës që ishte kryeministër.  Megjithatë akuzat për korrupsion luajtën një rol të madh në humbjen historike që pësoi në zgjedhjet e vitit 2018 dhe qeveria e re hapi me shpejtësi hetimet për 1MDB.

EMISIONET