Futbolli është kthyer në një industri të mirëfilltë fitimi dhe shpesh herë edhe abuzohet me çmimet. Një rast i veçantë është evidentuar në takimin Anderleht-Bayern Munih e vlefshëm për fazën e grupeve të Uefa Champions League.

Protagonistë u bënë tifozët e Bayernit të Munihut që në shenjë proteste për çmimin e biletave hodhen euro fallse në drejtim të fushës.

Drejtuesit e Anderleht kishin abuzuar me çmimet duke e shitur një biletë për shifrën e 100 eurove dhe si pasojë edhe e reagimeve të tifozëve bavarez, UEFA ka vendosur ta dënoj klubin belg.

Sipas informacioneve nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë, UEFA do të kërkoj nga drejtuesit e Anderleht që brënda 15 ditësh t'i kthej pas 30 euro çdo tifozi që ka parë atë takim nga shkallët e stadiumit.

/Ora News.tv/