Skandalet për Donald Trump, pornostarja e dytë: Më kanë ftuar t'i bashkohem

Një pornostare tjetër, mikesha e yllit të filmave për të rritur ka akuzuar avokatin e Donald Trump për shpifje. 

Alana Evans ka pranuar se Stormy Daniels ka akoma veshjen që kishte natën kur u ftua t’i bashkohet asaj dhe presidentit të Amerikës, gjë që e refuzoi.

Në lidhje me atë mbrëmje, ajo tregon se Stormy, e cila bënte takime seksuale me Trump kishte veshur një fustan, që gjendet dhe në ditët e sotme në garderobë. Kështu Alana pohoi hapur lidhjen që ka patur presidenti me pornostaren Stormy.

“Prej fjalëve të tij, Stormy dhe unë jemi quajtur gënjeshtare, edhe pasi avokati pranoi se e ka paguar të mos flasë”, tha ajo për avokatin Michael Cohen.

Ndërkohë para pak ditësh, aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels ka thënë se është kërcënuar për të heshtur në lidhje me takimet seksuale që ka patur me Donald Trump në vitin 2006.

EMISIONET