Pas skandalit të "Calciopolit" në Itali, stafetën e trukimeve duket se e ka marrë futbolli belg, i cili është përballur mbrëmjen e djeshme nga një seri bastisjesh dhe arrestimesh në strukturat e saj më të larta.

44 aksione u zhvilluan në shumë klube, ku të përfshirë ishin skuadra si Anderlecht, Club Brugge ose Standard, por edhe Gent, Genk, Kortrijk, Mechelen, Ostend ose Lokeren. 

Listës së njerëzve të arrestuar për këtë rast vazhdon të rritet, ndërkohë që personat e arrestuar janë menaxherët, agjentët apo avokatët mbrojtës të disa prej futbollistëve më të njohur në futbollin belg. Mogi Bayat, Herman Van Holsbeeck, Sebastien Delferiere, Bart Vertenten dhe Dejan Vejlkovic janë disa prej tyre, ndërsa Ivan Leko është edhe më i njohuri, pasi momentalisht është trajner i Club Brugge, liderit të Superligës belge. Mbi këtë rast është prononcuar edhe presidenti i klubit të Brugge, Bart Verhaeghe, i cili deklaron se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se e vërteta do të dalë duke ndarë të pafajshmit nga të fajshmit. 

Prokuroria federale thekson gjithashtu se me kërkesë të gjykatës, 13 kërkime janë kryer jashtë vendit, veçanërisht në Francë, Luksemburg, Qipro, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Në operacion morën pjesë jo më pak se 184 policë, ku ishin pozicionuar në qytete si Antwerp, Leuven, Brabant, Brukseli, Halle-Vilvoorde, Lindje Flanders, West Flanders, Liege dhe Mons. Hetimi federal filloi në fund të vitit 2017, pas një raporti mbi transaksionet e dyshimta financiare nga Njësia e Policisë Federale të Mashtrimit të Sporteve.


/Ora News.tv/