Dr. Imanu Baraka, një psikoterapeut, i tha 'FOX 5' se ai kishte folur në telefon gjithë natën me familjen e 22-vjeçares. Gruaja, e cila vuan nga sëmundje mendore, është kthyer në shtëpi e sigurt me familjen e saj. Baraka tha se ata nuk e dinin ku ishte ajo derisa videoja e saj u bë virale.

Baraka u shpreh se  gruaja ishte lënë jashtë kampusit Midtown të Baltimore në Universitetin e Maryland Medical Center nga rojet e sigurisë në mëngjesin e ftohtë të ngrirë të së martës , e veshur vetëm një këmishë të hollë spitalore.

"Qëllimi im ishte të qartësohesha me situatën që po ndodhte", tha Baraka .

" Mendimi në kokën time ishte, jo në orën time. Ju nuk do ta bëni këtë në orën time. Jo sot. Jo keshtu.'"

Baraka tha se ishte e qartë për të se gruaja, e cila nuk mund të fliste, ishte e sëmurë mendore dhe në telashe të rënda. Ai  tha se ndjeu zemërim, frustrim dhe frikë.

Ndërveprimi i tij me rojet e sigurisë ishte një shqetësim për një qenie njerëzore, por u shndërrua në zemërim për atë që ai e quajti një mospërfillje totale për jetën njerëzore. Baraka tha se spitali nuk duhet të lejohet të hetojë vetveten.

"Ajo që më shqetëson është se institucioni që e bëri këtë po heton veten. Si është e mundur? Si mund të jetë kjo e drejtë? Unë u informova se këta oficerë ende kanë një punë sot. Nëse jeni duke hetuar ata,mendoj se ata duhet të pushohen " -tha Baraka.

Departamenti i Shëndetësisë i Marylandit informoi se po fillonte hetimin e vet në këtë incident.

/Ora News.tv/