Skadojnë 1.4 mln karta ID e pasaporta, Lleshi ka një porosi për shqiptarët

Skadojnë 1.4 mln karta ID e pasaporta, Lleshi ka një porosi për

Gati një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike skadojnë deri në qershor të 2019-s, muaj kur mbahen zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë.

Në një postim në fb, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi  thotë se "pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm".

Qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme.

Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët.

Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.

"Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri. Ndaj lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes!"shprehet Lleshi.

EMISIONET