S'ka më vend në varrezat e Beratit, banorët hapin varret e vjetra

Në varrezat publike në Berat nuk ka më vend për varre të reja. Në këtë situatë banorët kohët e fundit janë detyruar të rihapin varret e vjetra dhe të bashkojnë në to familjarët që ndërrojnë jetë.

Banorët janë shprehur se, kjo gjendje është e vështirë dhe duhet të gjendet një zgjidhje e menjëhershme, për ti dhënë çdokujt lamtumirën e fundit të merituar familjarëve të tij.

Banore: "Në momentet e fundit njeriu kërkon që nga shteti ti sigurohet një vend për varrim."

Problemin e ngrejnë vetë banorët, por e pranojnë edhe vetë drejtuesit e bashkisë.

Nën/kryetari i bashkisë Berat, Bledar Blana thotë se ata presin një VKM për shpronësimin e një parcele toke

Bledar Blana: "Kemi pasur takime në bashki me pronarët e një sipërfaqe toke. E gjithë dosja është nisur në Ministri dhe pritet të dalë VKM-ja."

Qyteti ka dy varreza publike, njëra në hyrje të tij dhe tjetra në dalje.


EMISIONET