Sjellja e administratës dhe informaliteti ende shqetësim për biznesin

Sjellja e administratës dhe informaliteti ende shqetësim për

Biznesi shqiptar vijon të ketë shqetësim informalitetin dhe administratën publike. Në një raport  të bërë nga Forumi Kombëtar i Biznesit pavarësisht se pranohet që vitet e fundit ka pasur përmirësim në disa drejtime, përsëri subjektet e cilësojnë të vështirë klimën e të bërit biznes, ndërsa si barriera kryesore përcaktohen ndryshimi i shpeshtë i Tatim-Taksave si dhe moszbatimi rigoroz i ligjeve. I vetmi premtim që morën ishte ai i Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, e cila tha se të gjitha ankesat do ti ndjekë me kujdes.

Informaliteti, administrata publike dhe ndryshim i shpeshtë i taksave mbeten shqetësim për biznesin në vend.

Forumi Kombëtar i Biznesit i cili është një bashkim i shoqatave prezantoi raportin e monitorimit, i cili nxjerr në pah se pavarësiht përmirësimit, përsëri mbeten një sërë problemesh që përkeqësojnë klimën e të bërit biznes.

Dhe si gjithmonë, sipërmarrja një nga problemet kryesore ka sjelljen e administratës.

Esmeralda Ballesha: Tirana, Durrësi, problemat janë ndryshe nga ato në rrethe. Shpesh kemi problematika në interpretimin e ligjit, problematika me administratën tatimore dhe atë publike që mund të jetë në rrethe, shpesh herë dhe për qeverisjen vendore. Ende sot formalizimi është një problem shumë i madh por ne e mendojmë si proces. Jo vetëm qeveria po mundohet ta luftojë informalitetin por edhe ne si organizata po mundohemi ta ndihmojmë biznesin që formalizimi është e vetmja rrugë për të vazhduar.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen  ftoi të gjitha subjektet që të pasqyrojnë problematikat që ata hasin, duke shprehur angazhimin për ti zgjidhur ato.

Sonila Qato: Në emër të kabinetit ku bëj pjesë ju siguroj se mbetemi thellësisht të angazhuar për të reflektuar mbi çdo shqetësim të paraqitur pasi kam bindjen se vetëm kështu, me raport të drejtëpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe në konsultim të vazhdueshëm do të bëjmë gjithçka që biznesi të zhvillohet dhe bashkë me të edhe ekonomia jonë kombëtare të rritet.

Forumi Kombëtar i biznesit është një rrjet i përbërë nga 9 shoqata të bizneseve dhe dhoma tregtie.

Ndërsa anketa e publikuar i përket periudhës tetor 2017- janar 2018 .

EMISIONET