Sipas BBC-së, UEFA po mendon të aplikojë sistemin “VAR” që në fazën finalë të Ligës së Kampioneve, këtë sezon.

Shkak janë bërë gabimet e rënda gjatë ndeshjeve të kësaj jave në Ligën e Kampioneve.

Penalltia që iu akordua “Mancester Citit”, si dhe goli i konvaliduar edhe pse ishte ne pozicion te parregullt për “Romën” kanë bërë që drejtuesit e UEFA të mendojnë seriozisht për të aplikuar “VAR” që nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm kur dhe fillon faza finale e Ligës së Kampioneve.

Pritet që vendimi të merret në muajin dhjetor kur dhe do të hidhet shorti për fazën finale të kompeticionit./ATA/

/Ora News.tv/