Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm nga goditjet e jashtme si dhe ka likujditet të nevojshëm për përballimin e nevojave të ekonomisë për financim.

Sejko: Perspektiva botërore e zhvillimit është pozitive dhe po ashtu dhe Shqipëria ka një perspektivë dhe parashikime pozitive për rritjen ekonomike. Kemi dhe shumë sfida përpara. Këto sfida ishin çështje e diskutimit për bankierët qëndrorë dhe profesorët. 

Ne nxorëm mësimet tona nga kjo konferencë, mbajtëm shënim për të marrë masat tona për të përmirësuar politikat, rregulloret tona në mënyrë që objektivat tona si Bankë Qëndrore, kryesisht të lidhura me stabilitetin e çmimeve, stabilitetin financiar dhe çdo gjë në funksion të rritjes së mirëqënies së mirëqënies së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së ekonomisë të jenë të arritshme dhe të jemi të suksesshëm në të gjithë objektivat.

Deklarata u bë në hapje të punimeve të konferencës vjetore me temë 'Politika monetare, integrimi ekonomik dhe normaliteti i ri'.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë për përmirësimin e performancës në tregun monetar. 

Drejtuesi i shkollës ekonomike dhe i shkencave politike në Londër, Erik Berglof, u shpreh se Banka e Shqipërisë është shndërruar në një institucion të qëndrueshëm me të cilën u shpreh i gatshëm për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

/Ora News.tv/