Siri, sulme në fushat e aviacionit

Siri, sulme në fushat e aviacionit

Shumë veta vdiqën apo u plagosën në Siri pas sulmit të një aeroporti ushtarak, raporton BBC.

Sulme të njëpasnjëshme goditën bazën ajrore të Tiyas, e njohur ndryshe edhe si T4, orët e para të kësaj të Hëne, thonë agjensitë e lajmeve shtetërore siriane.

Po punohet ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndaj nuk është bërë akoma e ditur se kush është përgjegjës për sulmet.

Sulmi është pasues i alarmit ndërkombëtar për sulmet e dyshuara kimike mbi rebelët e Dumas.

Presidenti amerikan Trump dhe presidenti francez Emmanuel Macron nënshkruan një deklaratë të përbashkët për të bashkuar forcat kundër sulmit të supozuar.

Por zyrtarët amerikanë mohojnë të jenë përgjegjës për sulmet.

Agjensia shtetërore e lajmeve siriane e quajti sulmin në Tiyas një "sulm të dyshimtë amerikan", por më vonë i hodhi poshtë ato.

Mjekët thonë se dyzina njerëzish u vranë të shtunën gjatë një sulmi në Duma, në rajonin lindor të Gutas.

Gjithsesi, nuk ka qenë e mundur deri tani të verifikohet se çfarë ndodhi realisht, apo të dihet numri i saktë i të vdekurve.

EMISIONET