E ardhmja e Karim Benzema mund të jetë Premier League angleze.

Sulmuesi francez i Realit të Madridit nuk po i plotëson pritshmëritë këtë sezon duke humbur shumë nga shkëlqimi  te klubi mbretëror.

Sipas "Don Balon" në ndjekje të 30 vjeçarit janë vënë dy skuadrat angleze, me Arsenalin e Chelsea që do të tentojnë ta "rrëmbejnë" gjatë verës sulmuesin në gadishull.

Me bluzën e bardhë Benzema ka arritur të fitoj gjithçka,. Francezi ndodhet në "Santiago Bernabeu" që nga viti 2009, ku ka luajtur 265 takime dhe shënuar 124 gola.

/Ora News.tv/