Dy vjet më parë, sipërmarrësi italian në fushën e bujqësisë Pasquale Guarino do të vritej nga dy shtetas shqiptarë për xhiron ditore prej 3000 eurosh. 

I gjithë plani i grabitjes ishte mirëorganizuar nga punëtori i tij shqiptar që kishte punësuar në fermë.

Ngjarja u regjistrua pasditen e 23 shtatorit të 2015 në komunën Santa Maria Capua Vetere në provincën e Casertas, ku sipërmarrësi italian u qëllua për vdekje me tre plumba ndërsa vrasësit po tentonin ti grabisnin xhiron e  përditshme të shitjes së prodhimeve bujqësore.

Pas më shumë se dy vitesh hetime, policia italiane ka mundur të vërë në pranga dy autorët e vrasjes së 56 vjeçarit.

Organizatori, Roland Turshilla do të arrestohej në tetor të 2017 në territorin italian.

Ndërkohë Argit Turshilla u arrestua sot në Dibër me akuzën e vrasjes dhe vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim.

/Ora News.tv/