Mijëra gazetarë pritet të shkojnë në qytetin-shtet të Singaporit gjatë javës së ardhshme, ndërkohë që përgatitjet vazhdojnë për takimin mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Gazetari i Zërit të Amerikës Bill Gallo ndodhet në Singapor dhe njofton se pse ishulli që ndodhet afër brigjeve të Malajzisë është një zgjedhje logjike për takimin Trump-Kim.

Mirë se vini, në Singapor, një qytet i vogël me pesë milionë njerëz, shumë para, dhe me shumë hapësira të bukura.

Singapori mund të jetë kozmopolit, por jo dhe aq luksoz. Është një qyetet spontan me një qendër tregtare moderne, që në njëfarë mënyre e bën atë një mjedis me pak gjasa për një takim të të nivelit të një spektakli televiziv mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Takimi pothuajse nuk ndodhi.

Muajin e kaluar, Presidenti Trump anuloi shkurtimisht takimin para se të thoshte se ai megjithatë do të bëhej.

Ky zhvillim i bëri më sfiduese përgatitjet për takimin në Singapor.

Në mesin e të gjithë dramës në lidhje me takimin, një faktor që siguron disa parashikueshmëri është politika e Singaporit.

Protestat publike janë të rralla këtu në Singapor. Në fakt, qeveria nuk lejon protesta të paautorizuara. Ky mund të jetë një faktor kyç për dy udhëheqësit botërorë të cilët provokojnë ndjenja të forta.

Singapori është gjithashtu i sigurt sepse shihet si territor neutral.

Deri në kohët e fundit, Singapori kishte lidhje të forta diplomatike dhe ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Veriut.

"Singapori ka shumë përvojë në organizimin e konferencave të mëdha dhe tubimeve të udhëheqësve botërorë. Edhe Presidentë të tjerë amerikanë kanë ardhur këtu më parë. ASEAN-i zhvillon shumë takime këtu, përfshirë samitin e tij të fundit. Pra, ka shumë përvojë në organizimin e këtij lloji të ngjarjeve", thotë Liam Tai Weil, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Javën e kaluar, Singapori priti dhjetra zyrtarë të mbrojtjes dhe personalitete të tjera për Dialogun vjetor Shangri-La.

E gjithë vëmendja është e mirë për ekonominë lokale. Por ju nuk mund të gjeni shitës rruge, duke shitur bluza Trump-Kim në këtë qytet me rregulla të forta.

Në vend të kësaj, këtu mund të gjeni kokteje që për temë kanë Presidentin Trump dhe Kim Jong Un-in.

"Ky është kokteji i quajtur “Trump”, që është i bazuar në bourbon, alkooli më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara. Dhe ky është kokteji “Kim”, i bazuar në alkool të sojës".

Ky restorant ndodhet në distriktin e biznesit dhe është në pritje të shtimit të klientëve sapo të arrijnë grupet e gazetarëve ndërkombëtarë.

Singapori po dëshmon se mund të jetë një nga vendet më të vogla në botë, por që di se si të sillet kur është në qendër të vëmendjes./VOA/

/Ora News.tv/