Denoncimi i sindikatës: Në privat femrat kontrollohen të mos mbesin shtatzëna

Denoncimi i sindikatës: Në privat femrat kontrollohen të mos

Sindikatat denoncojnë situatën në të cilën gjenden qindra gra të punësuara në sektorin shtetëror dhe privat, të cilat shpesh herë janë bërë pre e dhunës psikologjike dhe fizike nga eprorët e tyre.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, thekson se ky fenomen në sektorin privat ka marrë përmasa të frikshme, ku gratë paguhen me rroga më të ulëta se paga minimale dhe u kërkohet të mos ngelen shtatzëna.

Nikollaj: Janë me dhjetëra gran ë administratën publike që dhunohen çdo ditë psikologjikisht nga eprorët e tyre të vendosur aty me urdhër partie. Ky fenomen është më i shfaqur në periudha zgjedhore, por edhe gjatë periudhave të tjera të viti. Në shumë raste synimi kryesor është largimi nga puna i grave dhe zëvendësimi i tyre me militantë partie. Ky fenomen në sektorin privat merr përmasa të frikshme. Flas këtu për biznesin fason por edhe më gjerë ku në shumë raste krahu i punës nuk paguhet pothuajese as me pagën minimale që është detyrim ligjor. Nuk mungojnë rastet kur nuk jepen as lejet e shtatzanisë, madje u kërkohet grave të mos ngelen edhe shtatzënë, për këtë u kërkohet të bëjnë edhe testin e shtatzënisë.

Sindikatat i bëjnë apel qeverisë që të marrë masa për dhunën ndaj grave edhe në ambientet e punës., ndërsa kërkojnë që këto raste të denoncohen në polici.

EMISIONET