Sinan Hoxha ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Luje luje”, por bashkëshortja e tij Andrra Destani nuk duket askund.

Dje qarkulloi lajmi se Andrra do të vinte si modele ose këngëtare, por asgjë nuk është e vërtetë. Sipërmarrësja ka qenë vetëm në sheshin e xhirimit për të qenë pranë bashkëshortit të saj dhe nuk ka ndërmend ti futet botës së muzikës apo modelingut.

Megjithatë kënga “Luje luje” duket se i dedikohet Andrrës. Projekti ritmik flet për zeshkanen bukuroshe, të cilës Sinani ia fali zemrën. Pritet që kjo këngë të jetë suksesi i rradhës për artistin.

/Ora News.tv/