Simon Le Bon hedh poshtë pretendimin e fanses për sulm seksual

Simon Le Bon hedh poshtë pretendimin e fanses për sulm seksual

Ylli i Duran Duran, Simon Le Bon ka mohuar akuzat se ka ngacmuar seksualisht një fanse, duke thënë se pretendimet e saj janë të pavërteta.

Shereen Hariri tha se këngëtari e kishte ngacmuar seksualisht ndërsa po i jepte një autograf, në një dyqan disqesh muzikore ku ajo punonte në vitin 1995.

Në një postim në Facebook, fansja tha se Le Bon ishte duke pozuar për foto kur filloi ti prekte organet gjenitale.

"Isha e tronditur dhe plotësisht e ngrirë"-vazhdoi ajo, duke shtuar se nuk po kërkon kompensim, vetëm një falje.

Hariri, e cila tani është 47 vjeç dhe punon si terapiste në Los Anxhelos, tha se ishte e frikësuar nga pasojat e përballjes me yllin e muzikës pas incidentit.

"Nëse do bëja ndonjë skenë, do të dilja në shtyp si 'Vajza që akuzoi Simon Le Bon'. Ndoshta do më pushonin nga puna, do injorohesha, shpërfillesha, madje do të urrehesha,"-tregoi  Hariri

EMISIONET