Siguria në gjykata është një një nga elementët më thelbësor të këtij institucioni. Për këtë arsye, në hyrje të tyre janë vendosur detektorë të cilët sinjalizojnë punonjësit për futjen e objekteve metalike, të cilët në disa raste mund të vënë në rrezik personelin e këtij institucioni të rëndësisë së veçantë.

Në rastin kur detektori sinjalizon se një person ka një objekt metalik janë punonjësit e gjykatës të cilët duhet të kryejnë kontroll të imtësishëm për të parë nëse objekti metalik është i rrezikshëm ose jo. Emisioni "BOOM" ka bërë një vëzhgim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë për të parë se si është niveli i sigurisë aty.

Bashkëpunëtorja e emisionit "BOOM" është futur në ambjentet e kësaj Gjykate me një pajisje metalike,  e cila mund të ishte një thikë ose një pistolete. 

E pa shqetësuar dhe pa asnje lloj kontrolli ajo është ngjitur në katin e dytë të gjykatës se bashku me objektin metalik duke u futur edhe ne një sallë ku zhvillohet gjyqi. Pra kontrolli dhe siguria jane zero.

Të njëjtin vëzhgim "BOOM" ka bërë edhe tek Gjykata Administrative në Tiranë ku ka rezultuar e njëjta situatë.

 


/Ora News.tv/