Si vendosen çmimet e artistëve në koncerte?

Si vendosen çmimet e artistëve në koncerte?

Xhani Demika është një prej të rinjve më të njohur në Shqipëri, i cili bën jetë të mirë por ka përgjegjësi të madhe në punën si menaxher artistësh.

Në intervistën për "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, djali nga Korça ka zbuluar disa detaje nga puna e tij e përditshme, përfshirë jetën luksoze që shfaq në rrjete sociale.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Si është të jesh menaxher artistësh?

Xhani Demika: Është pak e lodhshme dhe e sikletshme se çdo artist ka tekat e veta, ka planet e veta. Kur jam në pjesën e menaxhimit artistik me evente dhe klube është e sikletshme se kur mbyll një koncert, kur mbyll 3-4 artistë me mendje të ndryshme.

Rudina Dembacaj: Çmimet e koncerteve i vendosni bashkarisht?

Xhani Demika: Në sezon veror dhe të dimrit ndryshon. E vendosin ata çmimin që do kenë për sezonin përkatës dhe pastaj biem në dakort me çmimet me lokal nëse iu përshtatet. 

Rudina Dembacaj: Ti fiton kaq shumë sa rri me Dom Perignon (shishe shampanje) dhe me jahte?

Xhani Demika: Instagrami dhe Facebooku është mënyrë reklamimi për veten që të dukesh sa më mirë dhe unë nuk i paguaj Dom Perignon asnjëherë, më qeras lokali.

EMISIONET