Si u vra biznesmeni në Vlorë, zbulohet emri i personit në kërkim

Si u vra biznesmeni në Vlorë, zbulohet emri i personit në

Burimet bëjnë të ditur për Ora News, se grupi hetimor ka ndërtuar skenën e vrasjes së Vasil Dervishajt, mbrëmjen e 4 qershorit në lagjen "Pavarësia" në Vlorë.

Për këtë vrasje është vetëdorëzuar në polici A.Çaushi i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim, ndërsa është shpallur në kërkim E. A.

Ora News mëson se  ky i fundit është Ergest Adviu.

Vite më parë Adviu së bashku me Vasil Dervishaj ishin përfshirë në një konflikt në Itali

Autorët dhe bashkëpunëtorët u identifikuan pasi ishin kapur nga kamera sigurie, në dalje të rrugëve kryesore, teksa po largoheshin nga vendngjarja pas krimit.

Deshmia
Gjatë marrjes në pyetje A. Çaushaj ka treguar dhe detaje nga mbrëmja e 4 qershorit.  

Në lagjen "Pavarësia" ku ka ndodhur krimi ndodhet dhe dyqani i mbyllur i  A. Caushaj, në të cilin çdo natë, të rinjtë luanin lojra tavoline.

Atë natë Dervishaj mësohet se ka ndaluar makinën duke i prerë rrugën të rinjve të cilët ishin po në makinë.

Dervishaj nuk ka qenë i vetëm në automjet por është shoqëruar nga një person tjetër.

Më pas i riu ka hapur krahun, ka dalë nga makina dhe ka tentuar të mbushë armën tip kallashnikov.

Në këtë kohë Ergest Avdiu ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 29 vjeçarit pasi ka menduar se ky i fundit do e qëllonte

Dervishaj ka marrë një plumb në dorë, një në qafë në afërsi të kokës.

Miku i Dervishajt ka marrë kallashnikovin dhe e ka spostuar disa metra larg dhe u ka kërkuar banorëve të zonës të lajmërojnë një ambulancë.

Më pas ai, - sipas dëshmitarëve një djalë rreth 1.90 cm -  është larguar në këmbë.

Ndërkohë në makinën tjetër flitet se kanë qenë tre persona, por zyrtarisht policia ka akuzuar si autorë të krimit 2, A  Caushaj dhe Ergest Avdiun.

Në momentin kur A Caushaj ka tentuar të dalë nga automjeti, E. A i ka dhënë gaz duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka zbritur dy të rinjtë në afërsi të portit.

Më pas Avdiu ka telefonuar Amarildo Grembin duke i kërkuar ta çonte deri ne autostradë. Ky i fundit nuk ka qenë në dijeni te ngjarjes. Së bashku me Nekid Arapin kanë çuar Ergest Adviun deri në autostradë.

Ndersa Nekid Arapi ka qene i shoqëruar me Grembin në makinë dhe e kanë çuar bashkë  me makinë Ergest Avdiun deri në autostradë.

Për A. Caushaj dhe Amarildo Grembin, gjykata dha sot masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa për Nekid Arapin gjykata dhe arrest shtepie me mbikqyrje elektronike.

EMISIONET