Rasti i procesit gjyqësor kundër Reza Zarrab në Nju Jork, një shtetasi iranian me nënshtetësi turke, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit dhe pastrimit të shumave të mëdha të parave në bashkëpunim me disa ish-zyrtarë të lartë të qeverisë turke, ka shkaktuar jo pak trazira në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Zarrab dyshohet se ka ndihmuar qeverinë turke që të shmangë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ndalonin tregtinë me Iranin, duke përdorur arin dhe mallra të tjerë jo-monetarë për të kryer pagesat për gazin iranian. Prokurorët amerikanë thonë se Zarrab është ndihmuar nga Zafer Çaglayan, i cili në atë kohë mbante postin e ish-ministrit të ekonomisë në qeverinë turke dhe Sulejman Asllan, ish shefi ekzekutiv i një banke shtetërore turke.

Në vitin 2006, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që vendoste sanksione të ashpra ndaj Iranit, pasi ky i fundit refuzoi të pezullojë programin e pasurimit të uraniumit. Organizata e Kombeve të Bashkuar më tej vendosi të heq embargon e vendosur ndaj individëve dhe kompanive kyçe që kishin lidhje me programin bërthamor.

Krahas sanksioneve të OKB-së, edhe SHBA-të vendosën sanksione ndaj Iranit. Këto masa shkojnë shumë më larg dhe datojnë që në vitin 1979 dhe kanë shumë qëllime, të cilat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme dhe politikat e jashtme të vendit, duke filluar që nga shitja furnizimi me armatime i grupeve të ndryshme, abuzimet me të drejtat të njeriut në Iran dhe sponsorizimi i terrorizmit dhe destabiliteti jashtë kufijve të Iranitt. Sanksionet përfshinin shumë sektorë, individë dhe subjekte të veçanta, si shtetas iranianë dhe jo iranianë, të cilët kishin marrëdhënie me iranianët, personat apo kompaninë që ishin në listën e zezë të sanksioneve. Sanksionet kishin ndikim të rëndësishëm në ekonominë dhe popullin e Iranit.

Sanksionet kishin efekte politike, ndikim mbi çmimet e naftës dhe padyshim dhe një impakt humanitar. Gjatë viteve, sanksionet e imponuara krijuan vështirësi në ekonominë e dominuar nga Irani, dhe Kina ishte partneri tregtar i fundit dhe më i madhi.

Pajisjet mjekësore dhe ato farmaceutike nuk janë pjesë e sanksioneve ndërkombëtare, por Irani po përballet me mungesa të barnave për trajtimin e 30 sëmundjeve, sepse nuk lejohet të përdorin sistemet ndërkombëtare të pagesave. Ndërkohë dhe furnizimi i Iranit me disa produkteve bujqësore ka patur një rënie dhe është prekur ndjeshëm për të njëjtat arsye.

Të gjitha këto të çojnë tek një person i vetëm: Reza Zarrab. Megjithë sanksionet ekonomike të vendosura kundër Republikës Islamike, Teherani ende vazhdonte të gjente mënyra për t'i anashkaluar ato përmes pastrimit të parave në Turqi. Duke qenë se të gjitha paratë e pastruara u kthyen mbrapsht në Iran, sanksionet nuk dhanë rezultatet e pritshme. Përveç Zarrab, ka dhe disa figura të tjera kryesore që rezultojnë të përfshirë në këtë skemë, dhe që të gjithë kishin njohje personale me presidentin turk, Rexhep Tajjip Erdogan. Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad dhe një nga burrat më të pasur të Iranit, Babak Zanjani thuhet se bashkëpunuan me Zarrab në pastrimin e rreth 80 miliardë dollarëve në Turqi përmes rrjetit që Zarrab kishte ngritur brenda qeverisë turke.

Nën hetim është djali i Erdoganit, Bilal Erdogan. Në vitin 2013 emri i tij u shfaq në skandalin masiv të rryshfetit që goditi drejtuesit e lartë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe zyrtarët e lartë të qeverisë turke. Prokurorët turq thanë se bëhej fjalë për një skemë të supozuar të pastrimit të parave, e dizenjuar për të shmangur sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit. Ata urdhëruan arrestimin e 52 personave në dhjetor të vitit 2013 dhe ngritën akuza ndaj 14 personave – përfshirë dhe disa pjesëtarë të familjes së ministrave të kabinetit – për marrje rryshfeti, korrupsion, mashtrim, pastrim të shumave të mëdha të parave dhe kontrabantë të arit.

Ndërkohë, seanca e gjyqësore ndaj të akuzuarve për shkelje të sanksioneve është planifikuar të mbahet më 27 nëntor në Nju Jork, dhe shumëkush pret që të paktën një ose më shumë të pandehur mund të pranojnë fajësinë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet amerikane, duke shpresuar se mund të përfitojnë ulje të dënimit. Nëse ndodh një skenar i tillë, atëherë ka shumë gjasa që të pandehurit të pohojnë dhe lidhjet e tyre me zyrtarët e lartë të qeverisë turke dhe shumat e stërmadhe të pastrimit të parave, të cilat çuan në dështimin e sanksioneve të amerikanëve ndaj Iranit.


/Nga Vocaleurope/




/Ora News.tv/