Terapia psikologjike e bazuar në internet ose telefon duhet të ofrohet për njerëzit me sindromën e rëndë të zorrëve të irrituara (IBS), thonë studiuesit.

Sipas studimit te tyre, botuar në gazetën Gut, terapia njohëse e sjelljes (CBT) mund të zvogëlojë simptomat.

Mbikëqyrësi i shëndetit në Angli rekomandon përdorimin e terapisë njohëse për njerëzit që vuajnë nga koliti, pavarësisht nga trajtimet e tjera.

Sindromat e kësaj sëmundjeje janë: irritimi i zorrëve, dhimbjet e stomaku, diarre dhe kapsllëk.

Nuk ka shërim për këtë sëmundje, por ndryshimet në dietë dhe ilaçe mund të ndihmojnë në kontrollimin e simptomave.

Ekipi i shkencëtarëve në Londër tha se CBT-ja e sapo dizajnuar me bazë në internet kërkon më pak orë terapi dhe mund t'u ofrohet më gjerësisht njerëzve që kanë nevojë për të.

Laura Day , 31 vjeç , një gazetare e pavarur që jeton në Londër, tha për BBC-n se pjesëmarrja në terapinë me bazë në internet ishte gjëja më e mirë që kishte bërë ndonjëherë.

"Unë në fillim isha skeptike për terapinë dhe nuk munda të kuptoja se si ndryshimi i mënyrë sime të të menduarit mund të ndryshonte zorrët e mia. Por një nga gjërat më të dobishme ishte të kuptuarit e lidhjes së fortë midis mënyrës se si mendon dhe si reagon trupi juaj".

Në studimin morën pjesë 558 persona që vuajnë nga sëmundja e irritimit të zorrëve për një kohë të gjatë.

Si në terapinë në web ashtu edhe atë në telefon u morën një sërë informacionesh të hollësishme rreth mënyrës sesi funksionojë zorrët, çfarë është IBS, si të ndryshohen dhe të zhvillohen mënyra të shëndetshme të ngrënies.

Në fund të 12 muajve, hulumtuesit arritën në përfundimin se pacientët të cilët kishin ndjekur  terapinë, raportuan më pak simptoma, më shumë aftësi për të menaxhuar punën dhe marrëdhëniet me të tjerët, më pak ankth dhe depresion se sa njerëzit që morën trajtimin e zakonshëm.

 

/Ora News.tv/